
Pas temperaturave të larta që kanë mbizotëruar gjatë ditës së sotme, një rrebesh i fuqishëm shiu ka përfshirë pasditen e së premtes fshatin Klladërnicë të Skenderajt dhe në Mitrovicë.
Rrebeshi ka përfshirë Skenderajn me Mitrovicën, duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin dhe ulur dukshmërinë për drejtuesit e automjeteve.
IHMK ka paralajmëruar për rrebeshe shiu e mundësi edhe për breshër në disa pjesë të vendit.



