
Sileksi nga Kratova e nisi sezonin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut me një fitore bindëse 6:0 në shtëpi ndaj Bashkimit, ndërsa sot synon t’i fitojë edhe tre pikët e para si mysafir. Në stadiumin e Çairit do të përballet me Shkëndijën e Haraçinës.
Skuadra nga Kratova dëshiron të vazhdojë serinë e fitoreve në sezonin e ri.
Edhe pse përballë ka një ekip të sapongjitur në elitë, futbollistët e Sileksit janë të kujdesshëm dhe presin një ndeshje të vështirë.
Mesfushori i Sileksit, Darko Angeleski, tha se synimi është fitorja.
“Na pret një ndeshje e vështirë kundër Shkëndijës së Haraçinës.
Nuk do ta nënvlerësojmë këtë skuadër, pasi ka shumë lojtarë të rinj, cilësorë dhe me përvojë, edhe pse e nisi kampionatin me humbje në javën e parë.
Ne kemi planin dhe strategjinë tonë se si ta fitojmë këtë ndeshje.
Në Çair shkojmë për të luajtur futboll të mirë dhe për t’i fituar tri pikët. Atmosfera në ekip është e shkëlqyer, sezonin e nisëm me triumf ndaj Bashkimit dhe tani duam të vazhdojmë në të njëjtin ritëm. Natyrisht, synimi ynë është një tjetër fitore”, deklaroi Angeleski.
Ndeshja mes Shkëndijës së Araçinovës dhe Sileksit zhvillohet sot, me fillim nga ora 17:00, në stadiumin e Çairit.



