
Mbrojtësi gjerman i Interit, Yann Bisseck, foli nga Perthi për objektivat e skuadrës në sezonin e ri, duke theksuar se zikaltërit synojnë të fitojnë çdo trofe: “Ne duam të fitojmë gjithçka dhe mendoj se kjo është gjëja e duhur për t’u thën
Duam të fitojmë çdo kompeticion ku marrim pjesë; Serie A, Kupën e Italisë, Superkupën, por edhe në Champions League është e rëndësishme të hedhim një tjetër hap përpara”.
Bisseck shtoi se Interi nuk kënaqet më vetëm me paraqitje të mira: “Në vitet e fundit kemi zhvilluar shumë sezone të mira, por në fund të fundit të gjithë duan të fitojnë.
Nuk është e lehtë dhe as normale, por ne duam të shkojmë deri në fund.
Për një klub të madh si Interi është normale të ketë ambicie të tilla”.
Mbrojtësi komentoi edhe rinovimin e kontratës me Interin:
“Është një sinjal shumë i bukur nga ana e klubit. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që rrugëtimi im këtu të vazhdojë në këtë mënyrë”.



