LajmeSport

E kryer/ Hap i madh për talentin shqiptar, 17-vjeçari Armend Muslika firmos kontratën e parë profesioniste me gjigantin anglez

Talenti shqiptar Armend Muslika ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke firmosur kontratën e parë profesionale me një nga klubet më të mëdha të Anglisë, Tottenham.

17-vjeçari ka bindur drejtuesit e klubit londinez me paraqitjet e tij në akademi dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e projektit afatgjatë të “Spurs”.

Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë klubit, të cilat raportojnë se Muslika ka hedhur firmën në marrëveshjen e tij të parë si futbollist profesionist.

Ky është një moment i veçantë për mesfushorin shqiptar, i cili po ndjek rrugën e talenteve të tjerë shqiptarë që kanë arritur të depërtojnë në futbollin elitar anglez.

Tottenham njihet për investimin në lojtarë të rinj dhe zhvillimin e talenteve përmes akademisë së saj, ndërsa kontrata profesionale është një tregues i besimit që klubi ka te potenciali i Muslikës.

17-vjeçari tashmë synon hapin tjetër: të fitojë hapësira në nivelet më të larta dhe një ditë të debutojë me ekipin e parë të Tottenhamit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close