
Interi do të mbyllë turneun ndërkombëtar të mbajtur në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri me Derbin e Italisë ndaj Juventusit.
Trajneri Cristian Chivu u shfaq në konferencën për shtyp ku padyshim nuk mund të mos fliste për merkaton e transferimeve.
‘Jemi të qetë, të ndërgjegjshëm për vlerën e skuadrës sonë. Kemi nevojë për të rritur nivelin, numrin e lojtarëve që dinë të bashkëjetojnë në një grup që ka bërë gjëra të mëdha për të plotësuar mozaikun që ende nuk është i plotë. Nuk ka një afat kohor sepse merkatoja është e gjatë dhe duhet durim. Për motive të ndryshme lëvizjet tona për krahun e djathtë nuk u realizuan. Po punojmë që t’i shtojmë kualitete dhe eksperiencë skuadrës. T’i lëmë të qetë drejtuesit tanë-deklaroi Chivu
Chivu bëri edhe një bilanc të turneut të zhvilluar nga skuadra e tij.
‘Mungon ndonjë lojtar, por edhe ndonjë javë për t’u paraqitur në ndeshjen e parë në versionin më të mirë të mundshëm, po punojmë për këtë-shtoi Chivu-ajo që ka rëndësi është se kemi pasur shumë pak probleme fizike, kjo është stimuluese dhe ne jemi të lumtur për këtë’
Trajneri rumun sheh edhe nga kampionati i ardhshëm dhe rivalët e skuadrës së tij.
‘Nuk e kam bërë ende numërimin, por janë të njëjtat skuadra që duan t’i hapin probleme skuadrës kampione në fuqi-shtoi Chivu-Interi është skuadra për t’u mundur. Ajo me Juventusin që do të luhet nesër është një miqësore, një ndeshje përgatitore ku do të shohim nivelin e gjendjes dhe ndonjë princip që është transmetuar te lojtarët, të vetëdijshëm që ata ende nuk janë në nivelin më optimal’.



