LajmeSport

Zyrtare/ Nuk u lejua të marrë pjesë në Botëror, arbitri Artan merr revanshin, do të vendosë drejtësi në Superkupën Evropiane

Përpara një muaji UEFA e komunikoi, por tani është zyrtare.

Omar Abdulkadir Artan, arbitri somalez që nuk u lejua të hyjë në SHBA për Botërorin 2026 për shkak të emrit të njëjtë me një anëtar të grupit terrorist Al Shabab, do të vendosë drejtësinë në ndeshjen e Superkupës së Evropës mes Paris Saint Germainit dhe Aston Villës e programuar të zhvillohet në 12 gusht.

Arbitri 34 vjeçar, pas peripecive që përjetoi në SHBA që e lanë përfundimisht jashtë Botërorit me vendim të administratës Trump, u prit si hero në vendin e tij dhe tani UEFA i dha mundësinë që ai të marrë revanshin e tij duke e caktuar si arbitrin kryesor të Superkupës Evropiane. Asistentë të 34 vjeçarit do të jenë Liban Abdoulrazack Ahmed  dhe keniani Stephen Eleazar Onyango Yiembe.

Arbitër i katërt është caktuar të jetë slloveni Rade Obrenovic, ndërsa në sallën VAR do të jenë italiani Marco Di Bello dhe spanjolli Guillermo Cuadra Fernandez.

Related Articles

Back to top button
Close
Close