LajmeSport

Shumë larg gjurmëve të të atit/ Daniel Maldini ndërton rrugën e tij, ndryshon shtatë skuadra në tetë vite

Të mbash mbiemrin Maldini është një privilegj, por edhe një barrë e madhe. Ndryshe nga babai i tij legjendar, Paolo Maldini, Daniel po ndjek një rrugë krejt tjetër në futbollin italian.

Paolo Maldini e kaloi të gjithë karrierën e tij te Milani, duke u kthyer në një nga ikonat më të mëdha në historinë e klubit dhe të futbollit botëror. Ai veshi fanellën kuqezi për më shumë se dy dekada dhe nuk luajti kurrë për një skuadër tjetër.

Daniel Maldini, megjithatë, u detyrua të largohej nga klubi ku u rrit për të ndërtuar karrierën e tij. Mesfushori ofensiv nuk arriti të siguronte hapësirat e nevojshme te Milani dhe zgjodhi të vazhdojë rrugëtimin në Serie A me skuadra të tjera, ku ka mundur të fitojë më shumë minuta dhe të afirmohet, ndërsa së fundmi ka firmosur për Cagliarin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close