
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, është parë sot duke hyrë në seli të partisë.
Abdixhiku është pyetur se a është takuar me kryetarin e VV’së, Albin Kurti.
Kryetari i LDK’së nuk është përgjigjur pyetjes.
Nga ky institucion nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca e nisur të enjten për konstituimin e legjislaturës së 11-të.
Ajo e nisur një ditë më parë, u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka kërkuar kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për të arritur marrëveshje për çështjen e presidentit.
Kërkesa e Kurtit u përcoll me reagime të ligjvënësve të Partisë Demokratike.
Pavarësisht reagimeve, kryesuesi Avni Dehari, i cili është deputet i Vetëvendosjes, i ndërpreu punimet e seancës./Periskopi/



