LajmeSport

Daku ka zgjedhur klubin që tifozë i ka armiqtë e Kosovës

Mirlind Daku ka zgjedhur Spartak Moskën për vazhdim të karrierës. Spartaku është prej klubeve më të mëdha në Rusi dhe financiarisht Daku do të fitojë shumë miliona euro.

Por tifozët e këtij klubi rus janë të njohur për qëndrimin armiqësor ndaj Kosovës.

Dhe këtë e bënë të qartë edhe në ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Orenburgut, që ishte e vlefshme për Kupë. Daku ishte vetëm në tribunë, ndërsa ka mundur të dëgjojë thirrjet “Kosova – Serbia” të bëra nga numër i madh tifozësh të Spartakut. Jo nga pak tifozë, por të paktën nga e gjithë tribuna.

Videoja e publikuar nga mediumi rus “bombardir.ru” e dëshmon këtë.  Shihet edhe një flamur i madh ku shkruan “Kosova është Serbi”.

Mediumi “inkazan.ru”, ka shkruar se nga tifozët e Spartakut ka pasur thirrje “Kosova – Serbia”, “rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”, “mbyte, mbyte shqiptarin”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close