LajmeSport

Egnatia mund të mësojë për fatin e saj në Europë

Skuadra e Egnatias është mundur me shifrat 3:1 nga Shemrok Rovers në Irlandë duke komplikuar seriozisht kalimin e turit në Ligën e Europës dhe arritjen e play-off në këtë turne.

Rrogozhinasit kanë edhe sfidën e kthimit  në dispozicion për të tentuar përmbysjen, por duke parë paraqitjen dhe kolapsin që pësoi ekipi në disa momente në ndeshjen e parë, në stafin e kampioneve të Superiores po fillojnë të mendojnë për eventualitetin e “zbritjes” në play-off të Ligës së Konferencës.

Sipas shortit të hedhur nga UEFA, aty do të përballen me humbësin e çiftit KuPS-Universitatea Krajova. Ndeshja e parë e tij luhet sot në orën 17:00 në Finlandë, me kthimin që do të zhvillohet një javë më vonë në Rumani.

Kësisoj, stafi pritet të monitorojë sot këtë duel për të parë situatën e kundërshtarëve potencial në Ligën e Konferencës, në atë që do të ishte pengesa e fundit për të arritur fazën në grupe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close