LajmeSport

Milani merr vendimin për portugezin

Milani ka marrë një ofertë të parë zyrtare për Rafael Leaon, pasi ka qenë klubi i Gallatasarajt që ka trokitur në derën e kuqezinjve duke kërkuar shërbimet e portugezit.

“Sky Sport” bën të ditur se klubi turk ka kërkuar transferimin përfundimtar të portugezit, duke ofruar 30 milionë euro plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Por Milani ka bërë të ditur se nuk e sheh këtë ofertë si të përshtatshme për vlerën reale të futbollistit, duke e refuzuar menjëherë atë.

Mbetet të shihet tashmë nëse Gallatasaraj do të kthehet me një ofertë tjetër të përmirësuar dhe nëse Leao preferon atë destinacion për të ardhmen e tij. Mediat italiane kanë bërë të ditur se me afrimin e Amorim, portugezi mund edhe të synojë që të ringjallë karrierën e tij në radhët e kuqezinjve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close