LajmeSport

Sezoni i ri në futbollin shqiptar, FSHF miraton oraret e reja të ndeshjeve të Kategorisë Superiore dhe të Parë

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit miratoi propozimin për shpërndarjen e re të orareve të zhvillimit të ndeshjeve të Kategorisë Superiore dhe të Parë, një vendim që do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Vendimi është hartuar nga Departamenti i Garave, në bashkëpunim me Komisionin e Ligave dhe Garave, pas konsultimeve me drejtuesit sportivë të klubeve të Kategorisë Superiore dhe të Parë. Në bazë të këtij vendimi, duke nisur nga sezoni 2026/27, ndeshjet e kampionateve do të zhvillohen në katër fasha të përcaktuara orare: 13:30, 16:00, 18:30 dhe 21:00.

Në rastet kur nuk do të ketë ndeshje të ekipeve kombëtare në mesjavë, ndeshjet e kampionateve do të planifikohen për t’u zhvilluar të premten, të shtunën dhe të dielën.

Ndërsa në periudhat kur ekipet kombëtare do të kenë angazhime në mesjavë, ndeshjet do të zhvillohen të premten dhe të shtunën, në mënyrë që futbollistëve t’u krijohet koha e nevojshme për rikuperim dhe përgatitje. Në raste të veçanta organizative ose për arsye të tjera specifike, ndeshje mund të programohen edhe ditën e hënë.

FSHF synon që me këtë vendim të rrisë nivelin e organizimit të kampionateve, të, të optimizojë kalendarin e garave dhe të ofrojë kushte sa më të mira për klubet, futbollistët, transmetuesit televizivë dhe tifozët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close