LajmeRajon

Haziri: Jemi në bashkëpunim me partinë e parë, po bisedojmë për një marrëveshje

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar për media para seancës konstituive.

Ai tha se sot Kuvendi i Kosovës do të konstituohet, ndërsa shtoi se LDK është në bisedime me VV-në për arritjen e një marrëveshjeje politike, transmeton Klankosova.tv.

“Mësimi më i madh që duhet ta nxjerrim të gjithë është që 9 shkurti dhe 28 dhjetorit të mos përsëritet, në kuptimin e mosarritjes së bashkëpunimit, mosarritjes së marrëveshjeve, moszbatimit të vullnetit qytetar për zgjedhjet. Tani jemi në bashkëpunim me partinë e parë, jemi duke biseduar për të ndërtuar një marrëveshje funksionale në interes të agjendës së Republikës, ende jemi në nivelin e diskutimeve lidhur me parimet e një funksionit të një bashkëpunimi, i cili do të jetë i qëndrueshëm e do t’i japë vendit stabilitet. Sot do të konstituohet Kuvendi sipas rezultatit zgjedhor. Për këtë marrëveshje nuk ka”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close