LajmeSport

Ultrasit e Spartakut nuk duan Mirlind Dakun?

Spartaku i Moskës vendosi të paguante klauzolën e prishjes së kontratës te Rubin Kazan. Plot 11 milionë euro për të blerë kartonin e sulmuesit shqiptar.

Dje u kaluan edhe testet mjekësore, ndërsa është zbuluar se Daku zgjodhi numrin 19 për fanellën. I njëjti numër të cilin mban edhe te Kombëtarja e Shqipërisë.

Gjatë kësaj kohe ka patur kritika për këtë transferim nga ultrasit e Spartakut, për shkak të lidhjeve që mbajnë me tifozë në Serbi. Në fakt, pjesa tjetër e tifozëve të klubit rus janë entuziastë.

Nga Rubin Kazan u largua me kujtimin e 38 golave dhe 13 asistimeve. Daku e ka nisur sezonin duke shkëlqyer, pasi shënoi në dy javët e para.

Related Articles

Back to top button
Close
Close