
Tottenhami po përgatit një investim të madh në merkaton e verës, duke synuar afrimin e Savinhos nga Manchester City dhe Nico Jacksonit nga Chelsea.
Sipas mediave angleze, klubi londinez është gati të shpenzojë plot 125 milionë paund për dy sulmuesit, me 60 milionë të rezervuara për brazilianin dhe 65 milionë për sulmuesin senegalez.
Sipas Fabrizio Romanos, Spurs kanë arritur marrëveshje personale me Savinhon, i cili ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Manchester City për t’iu bashkuar skuadrës së Roberto De Zerbït.
Negociatat mes dy klubeve janë në vazhdim, ndërsa City pritet të japë dritën jeshile vetëm pasi të sigurojë një zëvendësues në merkato.
Interesi i Tottenhamit për Savinhon u shtua pasi Liverpool refuzoi të shiste Cody Gakpon, objektivin fillestar për krahun e sulmit.
Ndërkohë, londinezët kanë nisur bisedimet edhe me Chelsean për Nico Jacksonin.
Klubi nga “Stamford Bridge” e vlerëson kartonin e 25-vjeçarit me 65 milionë paund dhe është i gatshëm ta shesë nëse merr ofertën e kërkuar.
Jackson kërkon më shumë hapësira për të luajtur rregullisht, ndërsa Chelsea ka një repart ofensiv të mbipopulluar.
Sipas raportimeve, Tottenhami synon të mbyllë marrëveshjen për Savinhon para 10 gushtit dhe më pas të paraqesë ofertën zyrtare për Nico Jacksonin.



