
Real Madridi po lëviz fuqishëm në dy fronte.
CEO i klubit, Jose Angel Sanchez, së bashku me shefin e skautëve Juni Calafat, kanë zhvilluar një takim me Vinicius Junior, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e yllit brazilian, i cili lidhet me një kalim te Arsenali, transmeton Klankosova.tv.
Në të njëjtën kohë, “Los Blancos” kanë arritur një marrëveshje verbale me RB Leipzig për transferimin e talentit Yan Diomande.
Mbetet vetëm miratimi përfundimtar i bordit drejtues, i cili pritet të vijë gjatë ditës, për t’i hapur rrugën zyrtarizimit të një tjetër goditjeje të madhe në merkato.



