
Deco në Madrid për Julian Alvarez!
Barcelona po intensifikon përpjekjet për transferimin e Julian Alvarez.
Drejtori sportiv Deco ka udhëtuar në Madrid së bashku me Joao Amaral, ku pritet të zhvillojë një takim me agjentin e sulmuesit argjentinas, Fernando Hidalgo.
Pavarësisht se Atletico Madrid nuk dëshiron ta shesë lojtarin, Barça beson se dëshira e Alvarez për t’u larguar mund të ndihmojë në realizimin e marrëveshjes. Hansi Flick e konsideron 26-vjeçarin përforcimin ideal për repartin ofensiv.



