
Nahuel Molina, përforcimi i radhës te Roma!
Nahuel Molina konsiderohet si transferim i mbyllur te skuadra italiane Roma.
Klubi verdhekuq ka arritur marrëveshje me Atletico Madrid për 13 milionë euro, ndërsa aktualisht palët po finalizojnë vetëm detajet e fundit të kontratës dhe dokumentacionit.
Mbrojtësi argjentinas konsiderohet tashmë një lojtar i Romës, me zyrtarizimin që pritet të vijë në ditët e ardhshme sapo të mbyllen të gjitha procedurat e transferimit.



