LajmeMaqedoniTopLajm

Zjarret në Tearcë, Memishi: Zjarrfikësit treguan profesionalizëm, kërkuam ndërhyrje edhe nga ajri përcjell Zhurnal.mk .

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, në një deklaratë për media ka folur për zjarrin që shpërtheu dje në fushat e Tearcës. Ai u bëri apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë temperaturave të larta dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura.
Memishi theksoi se në shuarjen e zjarrit, përveç ekipeve të zjarrfikësve, u angazhuan edhe shumë banorë të zonës, të cilët ndihmuan në lokalizimin e flakëve.

“Për informimin e opinionit, kemi kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri, por falë profesionalizmit të zjarrfikësve nga Tearca dhe Tetova, pas më shumë se katër ose pesë orësh u arrit lokalizimi i zjarrit”, deklaroi Memishi.

Ai vlerësoi punën e ekipeve në terren dhe shtoi se ekzistojnë dyshime se disa nga zjarret mund të jenë shkaktuar qëllimisht, duke kërkuar kujdes dhe përgjegjësi më të madhe nga të gjithë. përcjell Zhurnal.mk .

Related Articles

Back to top button
Close
Close