LajmeSport

Armando Broja qëndron në Angli? Klubi i njohur londinez futet edhe një herë në garë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare

West Ham ka rikthyer interesin për Armando Brojën, duke nisur bisedimet me Burnleyn për transferimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Sipas raportimeve, negociatat janë ende në fazat e para, ndërsa klubi londinez po shqyrton mundësinë e përfshirjes së mbrojtësit të ri Ollie Scarles si pjesë e marrëveshjes.

Interesimi i West Ham për Brojën nuk është i ri. Klubi anglez e ka ndjekur prej vitesh sulmuesin shqiptar dhe ka tentuar ta afrojë edhe në merkatot e mëparshme, por pa arritur një marrëveshje.

Këtë herë, situata paraqitet ndryshe, pasi West Ham do të luajë në Championship gjatë sezonit të ri, duke synuar rikthimin e menjëhershëm në Premier League. Drejtuesit e klubit e shohin Brojën si një nga lojtarët që mund të udhëheqë repartin ofensiv në objektivin për ngjitjen në elitën e futbollit anglez.

Për sulmuesin shqiptar interesohet edhe Lazio, e cila po monitoron zhvillimet dhe mund të hyjë në garë nëse negociatat mes West Ham dhe Burnley nuk avancojnë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close