LajmeMaqedoniTopLajm

Angellov flet për ujin në Gostivar, nga komuna së shpejti situata do të normalizohet

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angelov, konfirmoi se sipas analizave të fundit në ujin e pijshëm është detektuar prania e një bakterie.

“Këto baktere e bëjnë ujin mikrobiologjikisht të pasigurt për konsum, pasi përbëjnë rrezik për shëndetin, veçanërisht për personat me imunitet të dobësuar.Karakteristikë e tyre është se shfaqin rezistencë të lartë ndaj një numri të madh të barnave dhe antibiotikëve të zakonshëm”, deklaroi Angelov.

Sipas tij, analizat tregojnë një përmirësim të lehtë të situatës, mirëpo procesi i hiperklorinimit po vazhdon, pasi në disa mostra të caktuara ende ka prani të baktereve.

Deri më tani, ujë është shpërndarë dy herë te qytetarët, ndërsa planifikohet të realizohen edhe dy xhiro të tjera. Shpërndarja po bëhet në koordinim të ngushtë me Shtabin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Gostivarit.

Nga ana tjetër, epidemiologu Dragan Danillovski thekson se gjetjet mikrobiologjike duhet të interpretohen me kujdes dhe në një kontekst më të gjerë. Sipas tij, një rezultat i vetëm pozitiv mikrobiologjik nuk mjafton për të nxjerrë një përfundim përfundimtar epidemiologjik.

Nga komuna e Gostivarit theksojnë se janë në proces të fundit dhe se së shpejti do të kthehet në normalitet furnizimi me ujë për pije.

Related Articles

Back to top button
Close
Close