
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi se deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 29 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave dy janë aktive, ndërsa 27 janë shuar, transmeton Portalb.mk.
Aktive janë zjarret në Komunën e Kavadarit si dhe në Komunën e Prilepit.
Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se situata me zjarret po monitorohet vazhdimisht dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në ambiente të hapura, me qëllim parandalimin e shpërthimit të zjarreve të reja.
Kujtojmë se Qeveria ka shpallur gjendje të krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fund të gushtit për shkak të rritjes së rreziqeve dhe kërcënimeve nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarres



