BotaLajme

Trump: Dua t’i jap Iranit çdo mundësi para “goditjes përfundimtare”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se po përpiqet t’i japë Iranit çdo mundësi për të negociuar, përpara se të ndërmerren veprime më të ashpra.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Zyrën Ovale, presidenti i ShBA-ve u pyet për arsyen pse anuloi sulmet e paralajmëruara ndaj Iranit mbrëmjen e kaluar.

Trump tha se ende beson se mund të arrihet një marrëveshje, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk e dini ju, as unë nuk e di, por mendoj se mund të arrijmë diçka. Dua t’u jap atyre çdo mundësi para goditjes përfundimtare. Jam shumë krenar për faktin se u jap njerëzve një shans”.

Ai shtoi se nëse sulmet do të ishin kryer, pasojat do të ishin shumë të mëdha.

“Në thelb, do të kishte mbetur shumë pak”, tha Trump, duke iu referuar dëmit që, sipas tij, do të shkaktonin sulmet ndaj Iranit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close