
Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka refuzuar ftesën e kryemnistrit në detyrë, Albin Kurti për takim me arsyestimin se kanë vendosur të qëndrojnë në opozitë.
I nderuar Kryeministër në detyrë, z. Albin Kurti, Ju falënderoj për ftesën për takim. Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, shkroi Hamza në letrën dërguar Kurtit.
Kryetari i PDK-së shkroi se presin që LVV-ja dhe partitë e tjera të arrijnë marrëveshje për krijimin e institucioneve.
Ftesa për takim mes liderëve kryesor në vend naga ana e Kurtit është refuzuar edhe nga lideri i Aleancës. Ardian Gjini.
Në një letër që Gjini ia dërgoi Kurtit, ai shkruan se Aleanca nuk ka “kurrfarë interesi” për t’u bërë pjesë e qeverisë së re, ndërkaq shton se për themelimin e institucioneve mund të ndihmojnë, në rast se LVV-ja pranon gjashtë kërkesat e tyre.
Ndërkaq, siç pritej, nga LDK kanë konfirmuar takimin për nesër në ora 18: 00 mes liderit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe kryemnistrit Kurti.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa konfirmoi se takimi do të zhvillohet në 18:00.
“Po, nesër në 18:00 në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
Abdixhiku, i përkrahur ngushtë nga ish presidentja Osmani, pritet të bëj marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe me gjasë edhe për emrin e presidentit të vendit.
Sfiduese për Abdixhikun do të mbeten disa deputeët që janë kundër bashkëqeverisjes me LVV-në, ku më të zëshmit janë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami.



