LajmeSport

Vinicius drejt Arsenalit? Në Londër të gjithë po presin të dashurën seksi të brazilianit

Spekulimet për një transferim të mundshëm të Vinicius Jr te Arsenali kanë rikthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm yllin brazilian të Real Madridit, por edhe partneren e tij, Virginia Fonseca.

27-vjeçarja braziliano-amerikane është një nga influencueset më të njohura në rrjetet sociale, me mbi 56 milionë ndjekës në Instagram. Ajo njihet për paraqitjet e saj të guximshme, fizikun atletik dhe aktivitetin si prezantuese televizive.

Një nga setet e saj fotografike më të komentuara ishte ai ku Virginia u shfaq e veshur si një mace, me një kostum të zi dhe argjendtë, veshë maceje dhe një jakë në qafë ku shkruhej emri “Vini Jr”. Fotot u bënë virale dhe vazhdojnë të qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se Arsenali mbetet i interesuar për transferimin e Vinicius Jr gjatë kësaj vere. E ardhmja e sulmuesit brazilian te Real Madridi është vënë në pikëpyetje për shkak të negociatave të zgjatura për rinovimin e kontratës.

Sipas raportimeve, “Topçinjtë” janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të rëndësishme nëse lojtari vendos të largohet nga “Santiago Bernabéu”. Megjithatë, Real Madridi nuk dëshiron të humbasë një nga yjet kryesorë të skuadrës.

Sa i përket jetës personale, Virginia ka mohuar së fundmi zërat për martesë, duke deklaruar se lidhja e tyre është ende në fazat e para.

“Jam shumë e dashuruar dhe shumë e lumtur me Vinin. Ndihem e vlerësuar dhe gjithçka po shkon mrekullisht, por nuk ka plane për martesë,” është shprehur ajo në një intervistë të fundit.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close