LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti kujton 25 vjetorin e rënies së heroike të dëshmorit të kombit, Rahim Beqiri – Komandant Roki!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti njëherit ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar 25 vjetorin e rënies heroike të komandant Rahim Beqiri- Komandant Roki, shkruan Top24

Ali Ahmeti

Sot shënojmë 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Rahim Beqiri – Komandant Roki. Zemra e tij pushoi së rrahuri më 2 gusht 2001, por sakrifica dhe amaneti i tij për liri, barazi e dinjitet mbeten të gjalla dhe janë obligim për çdo brez.
Me nderim përulemi para veprës së Komandant Rokit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, të cilët me flijimin e tyre hodhën themelet e të arriturave tona.
Lavdi e përjetshme Komandant Rokit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close