LajmeSport

Juventusi finalizon transferimin e Kolo Muait

Juventusi ka siguruar transferimin përfundimtar të sulmuesit francez Randal Kolo Muani nga Paris Saint-Germain, pasi palët kanë finalizuar marrëveshjen dhe futbollisti pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Itali.

Sipas raportimeve, PSG-ja ka dhënë dritën e gjelbër për kryerjen e kontrolleve mjekësore, ndërsa Kolo Muani do të udhëtojë së shpejti drejt Torinos për të nënshkruar kontratën e re.

Fillimisht ishte planifikuar që marrëveshja të realizohej në formën e huazimit me detyrim blerjeje, por palët kanë ndryshuar formulën dhe tashmë transferimi do të jetë i përhershëm.

Juventusi do t’i paguajë Paris Saint-Germainit 38 milionë euro si shumë fikse, ndërsa marrëveshja përfshin edhe deri në 12 milionë euro bonuse të lidhura me objektivat.

Sulmuesi francez do të firmosë kontratë pesëvjeçare me klubin bardhezi dhe do të përfitojë mbi 5 milionë euro neto në sezon. Marrëveshja mes dy klubeve konsiderohet plotësisht e mbyllur dhe e garantuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close