LajmeMaqedoni

Hoxha: Përfundoi projekti në rrugën “Faik Konica” në Dizhon, Ministria vazhdon investimet në infrastrukturën e ujësjellësit dhe kanalizimit në Çair

Shkup, 01.08.2026 Ka përfunduar ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën “Faik Konica” (ish Dizhoni 15) në Komunën e Çairit, projekt i realizuar me mbështetje financiare nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në vlerë prej 6,9 milionë denarësh.

 

Në vizitën në terren me rastin e përfundimit të projektit morën pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha dhe kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamet Murtezi.

Ky projekt është pjesë e aktiviteteve në vijim për rindërtimin dhe modernizimin e plotë të infrastrukturës komunale në lagjen e Dizhonit, duke përfshirë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Sigurimi i një infrastrukture komunale moderne dhe të besueshme është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë. Këto projekte janë themeli i kthesës së gjelbër, sepse përmes tyre krijojmë kushte më të mira për jetesë dhe ndërtojmë sisteme që u përgjigjen nevojave të qytetarëve”, theksoi ministri Hoxha.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të mbështesë komunat përmes realizimit të projekteve infrastrukturore në fushën e furnizimit me ujë, menaxhimit të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferike, me qëllim përmirësimin e mjedisit jetësor dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close