LajmeMaqedoni

Tentim arratisje nga burgu si në filma, me dron futën pistoletë

Policia në Nish (Serbi) arrestoi një burrë të dyshuar për planifikimin e një arratisjeje spektakolare nga burgu. Sipas mediave serbe, ai synonte të përdorte një dron për të futur një pistoletë me municion brenda burgut.

Plani ishte që një i dënuar nga Novi Pazar, i cili po vuante dënimin në burgun e Nishit, të merrte armën. Me pistoletën, i burgosuri do të sulmonte dhe rrëmbente një roje, duke e përdorur si peng për të ikur nga burgu.

Gjatë arrestimit, te i dyshuari u gjetën droni, pistoleta dhe tetë fishekë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close