LajmeMaqedoniTopLajm

Takim lamtumirës mes Gashit dhe ambasadores greke

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, sot zhvilloi një takim lamtumirës me ambasadoren e Republikës së Greqisë, Sofia Filipidu. Ai në emër të deputetëve dhe në emrin e tij personal, e falënderoi ambasadoren Philippidou për përkushtimin dhe angazhimin e saj në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, si dhe për thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Siç theksohet në kumtesën e pres-shërbimit të Kuvendit, kryetari i Kuvendit theksoi se vendi mbetet sinqerisht i përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të bazuara në respektin e ndërsjellë, dialogun konstruktiv dhe bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët. Ai shprehu bindjen se dialogu i vazhdueshëm politik dhe komunikimi i hapur paraqesin bazën më të mirë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.

Gashi theksoi se integrimi evropian mbetet prioriteti ynë kryesor strategjik dhe vendi është i vendosur fort të vazhdojë me reformat dhe përmbushjen e agjendës evropiane.

“Ambasadorja Filipidu theksoi se Greqia e mbështet procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe se si kryesuese e Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2027, do të angazhohet për të ofruar mbështetje për perspektivën evropiane të vendit, si dhe të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari Gashi i uroi ambasadores Filipidu shumë shëndet dhe sukses në sfidat e saj të mëtejshme profesionale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close