Pas deklaratës së Elijonës për përfundimin e lidhjes, ka reaguar edhe Klodi.
Përmes një postimi në Instagram, Klodi u është drejtuar ndjekësve duke thënë se gjatë ditëve të fundit janë krijuar shumë teori dhe se disa prej reagimeve kanë kaluar kufijtë.
“Njerëz, ju dua shumë. Fatkeqësisht nuk di çka tjetër me shtu. Do të doja shumë t’ju jepja përgjigje, por nuk i kam as unë për mi dhënë. Gjithsesi, dashnia dhe respekti prej anës time mbeten gjithmonë”, shkruan Klodi.
Ai shtoi se ka dëgjuar shumë gjëra për veten dhe se disa prej tyre e kanë prekur edhe familjen e tij.
“Persa i përket teorive të shumta, më duket e kotë edhe që po më duhet me i adresu, por u bë pak e tepërt… Nuk ka pasur kurrë as tradhti dhe as keqtrajtim prej anës time. Kam dëgjuar shumë gjëra për veten dhe është e rëndë si për mua, ashtu edhe për familjen time.”
Ish-banori i BBVK-së kërkoi që situata të mos shkojë më tej, duke e mbyllur mesazhin me: “Koha do tregojë çdo gjë. Ju dua.”
Reagimi i tij vjen vetëm pak pas deklaratës së Elijonës, e cila konfirmoi publikisht se të dy nuk janë më në një lidhje dhe kërkoi respekt për privatësinë e tyre.



