LajmeSport

Kosova befason, mediumi “Vijesti” çuditet me Malin e Zi

Kosova mbetet me një ekip në garat evropiane përkatësisht në Conference League në futboll, ndërsa Mali i Zi pa as një ekip.

Kjo e çudit mediumin malazez “VIjesti”, e cila e ka quajtur bilancin më të dobët të ekipeve malazeze.

“Edhe Kosova ka mbetur me vetëm një përfaqësues në garat evropiane.

Bëhet fjalë për kampionen FC Drita, e cila fillimisht u eliminua nga Zhalgiris i Kaunasit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Më pas, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Drita ishte më e suksesshme se Floriana nga Malta dhe siguroi vazhdimin e garës.

FC Ballkani, ku aktivizohet futbollisti malazez Edvin Kuç, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës eliminoi Connah’s Quay Nomads, por në raundin e dytë u ndal nga Bohemians.

FC Malisheva ishte shumë pranë një befasie të madhe.

Në raundin e parë eliminoi bindshëm Vllazninë e Shkodrës me rezultat të përgjithshëm 6:2, ndërsa në ndeshjen e parë të raundit të dytë mposhti Hibernianin me 2:0.

Megjithatë, kjo epërsi nuk mjaftoi, pasi skuadra skoceze fitoi 4:1 në ndeshjen e kthimit dhe siguroi kualifikimin.

Ndërkohë, KF Dukagjini u eliminua në raundin e dytë nga Lugano me rezultat të përgjithshëm 6:1.

Mali i Zi më i dobëti bindshëm, ja si qëndrojnë shtetet e tjera të dalura nga ish-Jugosllavia në garat e UEFA-s:, ka shkruar mediumi malazez.

“Klubet malazeze të futbollit e përfunduan aventurën e sivjetme evropiane me 10 humbje në po aq ndeshje.

Në të njëjtën kohë, ato hynë në histori në mënyrën më negative, pasi Mali i Zi u bë shteti i parë, klubet e të cilit pësuan 10 humbje radhazi brenda një sezoni në garat e UEFA-s.

Pa dyshim, kjo verë do të mbahet mend për këtë rekord negativ.

Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e vendeve të tjera nuk kanë shkëlqyer këtë verë. Kroacisë i kanë mbetur tre klube në raundin e tretë, Serbisë dy, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kosova kanë mbetur vetëm me nga një ekip në garat evropiane:, ka shkruar mes të tjera mediumi malazez.

Related Articles

Back to top button
Close
Close