
Deri më 30 korrik 2026, në vend janë konfirmuar gjithsej 13 raste me ethet e Nilit Perëndimor.
Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë të hospitalizuar 10 pacientë me infeksion të konfirmuar, prej të cilëve tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për shkak të situatës aktuale epidemiologjike dhe në bazë të vlerësimit profesional të rrezikut, Ministria e Shëndetësisë e ngarkoi Qendrën e Shëndetit Publik – Shkup që të realizojë dezinsektim shtesë terestrik, përkatësisht dezinsektim adulticid nga toka kundër mushkonjave. Trajtimi i jashtëzakonshëm u realizua gjatë natës, si masë parandaluese shtesë për zvogëlimin e rrezikut nga përhapja e infeksionit.
Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, qendrat e shëndetit publik dhe institucionet shëndetësore mbeten në koordinim të vazhdueshëm dhe do ta informojnë opinionin në kohë për të gjitha informacionet e reja dhe aktivitetet e ndërmarra.



