LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti pret në takim ambasadorin e Polonisë, z. Mariusz Brymora!

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Mariusz Brymora, i cili vizitoi Komunën e Çairit për të shprehur vlerësimin e tij pas vendosjes së pllakës përkujtimore kushtuar urbanistit dhe arkitektit polak Adolf Ciborowski, shkruan Top24

” Gjatë takimit biseduam për kontributin e rëndësishëm të Ciborowskit në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit të vitit 1963, veçanërisht për angazhimin e tij në ruajtjen e Çarshisë së Vjetër si pjesë e identitetit urban dhe kulturor të qytetit. Ky takim ishte një rast i mirë për të riafirmuar miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë, si dhe për të theksuar se respekti për figurat që kanë kontribuar në historinë e përbashkët krijon ura të fuqishme bashkëpunimi edhe për të ardhmen” tha Mexhiti.

Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Mariusz Brymora, i cili vizitoi Komunën e Çairit për të shprehur vlerësimin e tij pas vendosjes së pllakës përkujtimore kushtuar urbanistit dhe arkitektit polak Adolf Ciborowski.
Gjatë takimit biseduam për kontributin e rëndësishëm të Ciborowskit në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit të vitit 1963, veçanërisht për angazhimin e tij në ruajtjen e Çarshisë së Vjetër si pjesë e identitetit urban dhe kulturor të qytetit.
Ky takim ishte një rast i mirë për të riafirmuar miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë, si dhe për të theksuar se respekti për figurat që kanë kontribuar në historinë e përbashkët krijon ura të fuqishme bashkëpunimi edhe për të ardhmen.
E falënderova Ambasadorin Brymora për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.

Related Articles

Back to top button
Close
Close