LajmeRajonTopLajm

Organizata terroriste “Severna Brigada” kërcënon me jetë zyrtarët institucionalë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se organizata terroriste “Severna Brigada” dyshohet se ka kërcënuar me jetë zyrtarë komunalë në Kosovë, gjegjësisht ata në komunën e Zubin-Potokut. Kërcënimet janë bërë përmes rrjeteve sociale.

Sipas një raporti 24-orësh të Policisë, rasti është cilësuar si “kryerje e veprës penale terroriste”, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 28 korrik.

“Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur ‘Severna Brigada’, përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është në hetim dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse policore.

Qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2023 i shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), të cilat veprojnë në veri të vendit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close