
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur para Kuvendit të LDK-së, duke thënë se interesimi për këtë proces tregon rolin dhe peshën që ka kjo parti në skenën politike.
“Kjo është arsyeja pse ky interesim konfirmon rolin edhe peshën e LDK-së në jetën politike, pa të cilën nuk shkaktohen proceset dhe as nuk realizohen ëndrrat e askujt”, ka deklaruar Haziri.
Ai ka thënë se, pavarësisht rezultatit, LDK-ja ka hyrë në një proces të demokracisë së brendshme.
“Ne kemi hyrë në atë që quhet demokraci e brendshme. Sot do të debatojmë, do të dialogojmë dhe gjejmë rrugën më të mirë”, është shprehur Haziri.



