
Pas ndeshjes mes Celjes dhe Egnatias, në të cilën sllovenët siguruan kualifi kimin për në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve vetëm pas goditjeve të penalltive, atmosfera u tensionua. Celje siguroi gjithashtu pjesëmarrjen të paktën në fazën e ligës së Ligës së Konferencës. Sipas mediave sllovene, pas përfundimit të “ruletës” së penalltive pati përplasje mes dy skuadrave.
Për këtë foli edhe trajneri i Egnatias, Nevil Dede, i cili kritikoi ashpër sjelljen e trajnerit të Celjes, Vitor Kampelos.
“Jam shumë krenar për djemtë e mi, për paraqitjen e tyre dhe për faktin se fi zikisht ishin në nivel shumë të lartë, edhe pse kishim në dispozicion vetëm 16 lojtarë.
Besoj se mund të largohemi nga kjo përballje me kokën lart. Donim të shkruanim histori për vendin tonë, por fatkeqësisht nuk ia dolëm”, deklaroi fillimisht Dede.
Më pas ai shprehu pakënaqësi edhe për gjykimin. “Duhet ta pranoj se kjo ndeshje më ka lënë një shije të keqe. Shumë vendime të arbitrit ishin të diskutueshme. Ndërsa ne na nxiste vazhdimisht që t’i rifi llonim sa më shpejt ndërprerjet e lojës, futbollistët e Celjes mund të merrnin gjithë kohën që dëshironin në të njëjtat situata”, u shpreh trajneri i Egnatias. Por kritikat më të forta i rezervoi homologut të tij qw drejtonte Celjen.
“Shijen më të keqe ma la trajneri i Celjes, i cili fyente lojtarët tanë. Ndoshta ishte nën presion për shkak të rezultatit, por nuk duhej të merrej me pankinën tonë, e aq më pak me lojtarët tanë. Gjithsesi, i urojmë Celjes fat dhe suksese në vazhdim, por sjellja e trajnerit të tyre nuk ishte aspak e përshtatshme”, shtoi Dede, raporton “Ekipa.si”.
KAMPELOS – Pas trajnerit të Egnatias, në konferencën për shtyp doli edhe tekniku i kampionëve të Sllovenisë, Vitor Kampelos. “E dinim se do të ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse Egnatia është një skuadër luftëtare.
E kishim të qartë se nuk do ta kishim të lehtë. Ndonjëherë skuadrat e mëdha duhet të dinë edhe të vuajnë.
Jemi të lumtur që u kualifi kuam në raundin tjetër.
Besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme për klubin dhe për ekipin tonë. Për këtë arsye duhet të jemi të kënaqur”, deklaroi fi llimisht ai. Më pas Campelos iu përgjigj akuzave të Dedes.
I pyetur se çfarë kishte ndodhur pas ndeshjes, ai tha fi llimisht: “Nuk e di. Unë qëndrova në pankinën time dhe nuk fola me askënd”. Kur u njoh me deklaratat e trajnerit të Egnatias, reagoi me habi: “Unë kam fyer lojtarët e tyre? Kjo është e çmendur. Kurrë! Gjatë ndeshjes kam folur vetëm me ndihmësit e mi, asgjë më shumë. Të kem fyer lojtarët e tyre? Kjo është çmenduri”.



