Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë asnjë qëndrim.
Por, Shasivari foli para aktgjykimit. Me deklaratën e tij skandaloze, ai barazoi viktimën me agresorin dhe kërkoi respektimin e një vendimi që ende nuk ishte shpallur.
Madje, vetë Shasivari premtoi se pas shpalljes së aktgjykimit do të kishte një mesazh të tij për Kosovën dhe qytetarët e saj. Një javë më pas, mesazhi mungon. Mungon edhe përgjegjësia.
Sot, kur aktgjykimi është shpallur, ai hesht.
Kjo heshtje nuk e fshin deklaratën e tij dhe as përgjegjësinë politike që rrjedh prej saj.
Ministri i Drejtësisë nuk mund të heshtë kur duhet të japë llogari.
BDI kërkon përgjegjësi të plotë dhe përsërit kërkesën:
Jeton Shasivari duhet të japë dorëheqje!


