
Carlo Ancelotti ka shpjeguar arsyet pse refuzoi drejtimin e Italisë, edhe pse ishte një nga kandidatët për stolin e axurrëve, përpara se FIGC të emëronte Roberto Manvinin si trajner të ri. Në një intervistë për ESPN, ish-trajneri i Real Madridit deklaroi:
“Nuk ishte problem kontrata, nuk ishte kjo arsyeja. Mora këtë vendim sepse kam një angazhim me Federatën Braziliane dhe sepse ky vend më ka pritur jashtëzakonisht mirë gjatë vitit tim të parë.
Dua të qëndroj këtu dhe sigurisht falënderoj Federatën Italiane, por mendoj se është e drejtë të mbetem aty ku jam pritur kaq mirë dhe ku më është dhënë mundësia të punoj”.
Ancelotti do të vazhdojë në stolin e Brazilit, me të cilin ka kontratë deri në korrik 2030. Pas eliminimit zhgënjyes në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026 nga Norvegjia, tekniku italian beson se skuadra mund të ringrihet: “Rezultatet në Botëror nuk ishin të mira, jemi të gjithë të zhgënjyer.
Duhet të kuptojmë çfarë ndodhi, por edhe të shohim përpara, sepse kemi një brez futbollistësh me shumë talent dhe mund të ndërtojmë një të ardhme të bukur”.



