LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Katër të vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor në Greqi, 47 raste të konfirmuara

Katër persona kanë humbur jetën nga ethet e Nilit Perëndimor në Greqi që nga fillimi i këtij viti. Të gjithë viktimat ishin mbi moshën 65-vjeçare. Sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë (EODY), deri më tani janë regjistruar 47 raste të konfirmuara të infeksionit që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave.

Nga 47 të infektuarit, 34 kanë zhvilluar komplikime të rënda që prekin sistemin nervor qendror, si encefaliti, meningjiti ose paraliza akute, ndërsa 13 pacientë kanë pasur simptoma të lehta ose formë më të butë të sëmundjes.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve, veçanërisht të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, të marrin masa mbrojtëse kundër mushkonjave. Rekomandohet përdorimi i repelentëve, veshja me rroba me mëngë të gjata dhe shmangia e qëndrimit jashtë gjatë muzgut dhe agimit, kur mushkonjat janë më aktive.

Related Articles

Back to top button
Close
Close