
Njoftohen të gjithë qytetarët e Tetovës se, bazuar në analizat e fundit të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), uji në qytet është i pijshëm dhe mund të konsumohet lirisht për të gjitha nevojat e përditshme.
Sa i përket linjës së ujit që furnizon zonën e Kodrës së Diellit, uji duhet të përdoret vetëm si ujë teknik dhe nuk rekomandohet për pije, pasi nuk i nënshtrohet procesit të klorifikimit dhe, për rrjedhojë, nuk është i përshtatshëm për konsum.
Faleminderit për mirëkuptimin.
Me respekt,
NPK “Sharri”



