LajmeMaqedoni

Infrastrukturë më e mirë për lagjen Dardania

Kasami tha se kjo rrugë do ta lehtësojë dukshëm qarkullimin e banorëve të kësaj zone. Sipas tij, përveç asfaltimit, në këtë rrugë janë realizuar investime edhe në rrjetin e ri të kanalizimit, ujësjellësit dhe ndriçimit publik.

Punimet në dy nënkalimet në lagjen “Dardania” ende nuk kanë përfunduar. Sipas paralajmërimeve punimet do të zgjasin deri në fund të vitit, me çka gjatë sezonit të vjeshtës kur ka reshje të shiut do të priten sërish probleme, respektivisht bllokim të tyre. Zakonisht gjatë kohës me shi, ujerat grumbullohen në nënkalim dhe rruga bllokohet dhe është e pakalueshme. Viteve të kaluara shumë herë në këto nënkalime kanë mbetur edhe vetura për shkak të sasisë së madhe të ujit grumbullohet. Edhe pse aty punimet kanë filluar muaj më parë, megjithatë sipas autoriteteve të komunës së Tetovës për shkak të specifikave të punës nuk do të përfundojnë para vjeshtës. “Është një investim që është duke u realizuar bashkë me kanalizimin atmosferik dhe për shkak të specifikave të vet projektit sepse ka një kanal të thellësi mbi 5 metra, prandaj edhe punimet po ecin më ngadalë, dhe unë besoj se kjo do të jetë vjeshta e fundit që aty do të kemi problem dhe nënkalimi do të rregullohet, ku bashkë me këtë do të rregullohen edhe ujrat atmosferik të kësaj lagje. Me këtë përfundimisht kjo lagje nuk do të ketë probleme gjatë sezonit kur ka më shumë reshje atmosferike”, deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ndryshe, këto komente Kasami i ka bërë gjatë përurimit të rrugës në lagjen Dardania në Tetovë. Ai tha se, kjo rrugë do ta lehtësojë dukshëm qarkullimin e banorëve të kësaj zone. Sipas tij, përveç asfaltimit, në këtë rrugë janë realizuar investime edhe në rrjetin e ri të kanalizimit, ujësjellësit dhe ndriçimit publik. “Duke pasur parasysh faktin që kjo zonë ka qenë e lënë pas dore për shumë vite dhe shumë dekada, tanimë edhe me këtë rrugë, por edhe me investimet e tjera që janë bërë në shtratin e lumit dhe investimet për rregullimin e pjesës rreth shtratit të lumit, dalëngadalë kjo pjesë e qytetit po transformohet në një zonë elitare të qytetit. Me këtë investim përfshihet kjo rrugë me një gjatësi rreth 300 metra dhe me gjerësi rreth 6 metra, me një investim në vlerë prej rreth 150.000 euro. Kjo zonë e qytetit, që është shumë afër qendrës, dalëngadalë po e merr rëndësinë e saj, po e merr peshën e vet dhe dalëngadalë po bëhet një zonë qendrore, ashtu siç e ka hije”, u shpreh kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Më tej ai foli tha se do të rregullohet edhe një park për këtë lagje. “Përskaj rregullimit të shtratit të lumit, përskaj rregullimit të kanalit për ujitje të pronave poshtë qytetit, rregullimit të kanalit për ujërat atmosferik i cili ka qenë një problem tjetër për këta banorë do të vazhdojmë edhe me rregullimin e parkut që është afër lumit, si dhe me kanalizimin që bëhet poshtë lagjes, që është një investim mjaft i rëndësishëm, kjo lagje po merr peshën e vet dhe shpresojmë që të kemi edhe investime tjera në të ardhmen”, tha Kasami.

Related Articles

Back to top button
Close
Close