BotaLajme

Presidenti sirian përshëndet rolin e presidentit Erdogan në heqjen e sanksioneve të SHBA-së

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa përshëndeti rolin e luajtur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe Arabia Saudite në heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Sirisë.

“Shkëlqesia e tij, presidenti Erdogan dhe Arabia Saudite ndërmjetësuan vitin e kaluar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të hequr sanksionet ndaj Sirisë”, tha Al-Sharaa të dielën në një intervistë për televizionin Al Jazeera.

Al-Sharaa tha se Siria mbetet e caktuar nga SHBA-ja si një shtet sponsorizues i terrorizmit, duke shtuar se heqja e përcaktimit bie nën autoritetin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së bazuar në një rekomandim të pesidentit Trump.

Ai tha se rekomandimi më pas do t’i dorëzohet Kongresit për një periudhë shqyrtimi 45-ditore për të lejuar kundërshtimet, pas së cilës Trumpi do të nënshkruajë vendimin përfundimtar duke hequr zyrtarisht përcaktimin.

Al-Sharaa tha se Damasku ka dhënë garanci që adresonin arsyet e përcaktimit origjinal, përfshirë angazhimet se Siria nuk do të shërbente si strehë e sigurt për terrorizmin ose nuk do të lehtësonte transferimin e armëve ose fondeve. Ai theksoi se garancitë nuk kishin lidhje me ndonjë rol të jashtëm që pritej nga Siria.

Ndërsa SHBA-ja ka hequr shumicën e sanksioneve ndaj Sirisë pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit, Siria ka mbetur në listën e Washingtonit të sponsorëve shtetërorë të terrorizmit që nga viti 1979, një përcaktim që shihet gjerësisht si një nga pengesat kryesore të mbetura për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close