Kërcënimi ndaj Lirim Mehmetajt reagon Blerta Deliu: A deri këtu keni ra?!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu përmes një postimi në profilin e saj ka reaguar ndaj ngjarjes së sontme në TV Dugagjini ku gazetari Lirim Mehmetaj ishte kërcënuar. Në reagimin e saj Deliu shkruan se “Me e pritë gazetarin te dera e studios për një postim, e me ia përfshi familjen për me ia ndalë zanin, deri këtu keni ra?!”.

“Me e pritë gazetarin te dera e studios për një postim, e me ia përfshi familjen për me ia ndalë zanin, deri këtu keni ra?!
Lirim Mehmetaj prej kohësh përballet me sulme të ulëta për shkak të punës së tij. Por kjo është përpjekje e hapur për frikësim dhe duhet me marrë përgjigje nga organet e rendit.
Çfarë të drejte i jep vetes dikush me e pritë gazetarin te dera për me i kërku llogari?!
Lirim, përgëzime për qëndrimin dinjitoz e profesional sonte në emision.”