Mexhiti: Çarshia pas katër mbrëmjeve ulin perden perden e edicionit të tij të parë!
27 Korrik, 2026
1 minute read
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se me çfaqen e mbrëmëshme Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “Çarshia” uli perden e edicionit të tij të parë, pas katër mbrëmjeve që e shndërruan Çarshinë e Vjetër në një hapësirë ku muzika, arti dhe kultura u takuan përtej çdo kufiri, shkruan Top24
Mexhiti më tej shton se “Artistë nga vende të ndryshme, interpretime që përfshinë muzikën klasike, operën, serenatat dhe traditat muzikore të popujve të ndryshëm, performanca të veçanta dhe një publik që e mbushi Çarshinë çdo mbrëmje, i dhanë këtij festivali një atmosferë të veçantë dhe një identitet që premton të vazhdojë.Çdo mbrëmje solli një përjetim të veçantë artistik, ndërsa i gjithë festivali u kurorëzua me një finale dinjitoze, duke përmbyllur me sukses edicionin e parë.” përcjellë Top24
Mbrëmë, Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “Çarshia” uli perden e edicionit të tij të parë, pas katër mbrëmjeve që e shndërruan Çarshinë e Vjetër në një hapësirë ku muzika, arti dhe kultura u takuan përtej çdo kufiri.
Artistë nga vende të ndryshme, interpretime që përfshinë muzikën klasike, operën, serenatat dhe traditat muzikore të popujve të ndryshëm, performanca të veçanta dhe një publik që e mbushi Çarshinë çdo mbrëmje, i dhanë këtij festivali një atmosferë të veçantë dhe një identitet që premton të vazhdojë.
Çdo mbrëmje solli një përjetim të veçantë artistik, ndërsa i gjithë festivali u kurorëzua me një finale dinjitoze, duke përmbyllur me sukses edicionin e parë.
Më gëzon fakti që, pas Panairit të Librit, edhe një tjetër ngjarje e rëndësishme kulturore u realizua me sukses. Ky është një hap më shumë drejt vizionit që Shkupi të afirmohet si një qytet që jo vetëm ruan trashëgiminë e tij, por edhe krijon, kultivon dhe jeton kulturën çdo ditë.