
Nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se kjo çështje nuk është biseduar në Lëvizjen Vetëvendose, por ka paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së kësaj partie do të vendoset gjithçka.
“Unë mendoj që kryetaren e Kuvendit tashmë e kemi vendosur, ajo është zonja Haxhiu. Dhe ma merr mendja që do jetë propozimi i njëjtë”, tha Konjufca para mediave.



