LajmeMaqedoniRajon

Katër persona kapen duke hyrë ilegalisht në Kosovë – dy nga Maqedonia e Veriut, dy nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se katër persona janë kapur duke hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sipas raportit policor, dy janë nga Maqedonia e Veriut, ndërkaq dy nga Serbia.

Raporti i plotë:

Hani i Elezit 24.07.2026 – 16:30. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarën e mitur femër shtetase e Maqedonisë së Veriut e cila në mënyrë ilegale këmbë nga fshati Bllacë i RMV-së ka hyrë në territorin e Kosovës – Hani i Elezit.

Hani i Elezit 24.07.2026 – 16:45. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin e mitur mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili në mënyrë ilegale këmbë nga fshati Bllacë i RMV-së ka hyrë në territorin e Kosovës – Hani i Elezit. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Stublinë, Dobërqan 24.07.2026 – 10:10. Policia ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, gjatë kontrollimit të dokumentacionit është kuptuar që e dyshuara vozitësja e veturës femër shtetase e Serbisë së bashku me pasagjeren femër shtetase e Serbisë me veturë përmes rrugëve dytësore, jashtë vendkalimit kufitar, në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë para gjykatës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close