
Lavdrim Veliu, prind i Naser Veliu, ka ndarë një lajm krenarie për suksesin e studentëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në Universitetin e Mançesterit.
Ai ka bërë të ditur se Sara Shaqiri është diplomuar me rezultate të klasit të parë në Gjenetikë, duke u shpallur studentja më e mirë e programit të Gjenetikës dhe duke fituar edhe Çmimin Stellify.
Ndërsa Naser Veliu është diplomuar si MSc Inxhinier i Avancuar i Sistemeve të Energjisë, me performancën më të mirë studimore në programin e tij.
Sukseset e dy të rinjve janë një tjetër dëshmi e potencialit dhe përkushtimit të studentëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët po arrijnë rezultate të larta akademike dhe po përfaqësojnë me krenari vendlindjen e tyre.



