LajmeMaqedoni

Shtabi i krizës në Kumanovë me aktivitete të ngjeshura

Pas stuhisë së fuqishme të ditëve më parë, shtabi i krizës në qytetin e Kumanovës, edhe sot ka mbajtur një takim me përfaqësues të Komunës së Kumanovës, NjTZK, ARM, EVN, Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza, NP “Pyjet e Maqedonisë” – Njësia në Kumanovë, NP “Pastrim dhe Gjelbërim”, Ujësjellësi, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Spitali i Përgjithshëm.

Në këtë takim u shqyrtua gjendja operative në terren pas fatkeqësive natyrore nga stuhia, progresi në sanimin e dëmeve infrastrukturore, si dhe defektet rreth furnizimit me energji elektrike.

Me këtë rast, nga ana e përfaqësuesit të EVN-së u prezantua raporti detal për statusin tekniko operativ të rrjetit elektro-distribuiv.

Si pasojë e stuhisë së fuqishme janë evidentuar rreth 400 defekte në rrjet nga të cilat deri më sot janë sanuar rreth 342 defekte me çka është normalizuar gjendja me furnizimin e energjisë elektrike.

Ndërkohë që NP “Pastrim dhe Gjelbërim” dhe NP “Pyjet e Maqedonisë” janë duke punuar në mënyrë aktive në terren rreth pastrimit të pemëve dhe degëve të thyera e të shkulura. Në këtë takim u sollën edhe disa konkluzione për aktivitetet në vazhdim.

“Shtabi komunal i krizave le të përcjellë gjendjen në terren, kurse ndërmarrjet dhe institucionet tjera të punojnë në pastrimin dhe sanimin e dëmeve të shkaktuara. Obligohet komisioni për verifikimin e nevojës për prerjen e pemëve të dëmtuara në Komunën e Kumanovës, urgjentisht të bëjë inspektimin e gjendjes në terren, me qëllim të detektimit dhe vlerësimit mbrojtës të pemëve e që paraqesin rrezik të drejtpërdrejt. Komisioni gjithashtu obligohet të sjellë vendime adekuate për prerjen e tyre me kohë apo largimin e tërësishëm. Ndërkaq, nëpër vendbanimet rurale u kërkohet banorëve të bashkëpunojnë me institucionet në pastrimin e terrenit.”, – theksoi sekretarja e Komunës së Kumanovës, Emilija Sllaridis Janevska.

Nga ky takim u apelohet qytetarëve, që nëse vërejnë pemë apo konstruksione jostabile në hapësira publike apo private, që janë të gatshme për t’u rrëzuar, menjëherë të paraqiten tek shërbimet komunale të Kumanovës, me qëllim të ndërmarrjes me kohë të masave preventive në pengimin e dëmeve plotësuese materiale edhe me rrezikim të jetës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close