LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti: Mbi 28 milionë denarë investim për restaurimin dhe modernizimin e Çarshisë së Vjetër

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, inspektoi nga afër punimet për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Punimet kanë hyrë në fazën e parë, e cila përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit. Në fazat e ardhshme do të vijojë restaurimi i kalldrëmit, vendosja e ndriçimit të ri në stil tradicional dhe rregullimi i hapësirës publike, me synim modernizimin e infrastrukturës duke ruajtur identitetin historik dhe arkitektonik të Çarshisë.

“Me një investim prej mbi 28 milionë denarësh, po i rikthejmë Çarshisë së Vjetër funksionalitetin, standardin bashkëkohor dhe dinjitetin që e meriton. Po modernizojmë infrastrukturën, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe karakterin historik që e bëjnë Çarshinë një nga hapësirat më të çmuara të Shkupit,” deklaroi Mexhiti.

Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës dhe hapësirës publike, duke ruajtur autenticitetin e Çarshisë së Vjetër si një nga qendrat më të rëndësishme historike, kulturore dhe ekonomike të Shkupit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close